Kuvendi në seancë plenare, shqyrton ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa në rendin e ditës parashikohet shqyrtimi i disa akteve normative dhe dekreteve të Presidentit Meta.

Kështu sipas rendit të ditës, do të shqyrtohet akti normativ  “Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 9, datë 22.3.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET”, A.S, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID19 (VERO CELL) CORONAVAC, të krijuar nga SINOVAC LIFE SCIENCE CO, LTD dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”, si dhe akti normativ “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave ANTICOVID19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, miratuar me ligjin nr. 2/2021”, të ndryshuar”.

Po ashtu, shqyrtohet akti normativ ”Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, ndërmjet “HUMAN VACCINE” LLC dhe ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën kundër COVID19 “SPUTNIK V”, të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit GAMALEYA për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi”. dhe akti normativ “Për miratimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së furnizimit të nënshkruar ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit tëautorizuar “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE TICARET” A.Ş”.

Në rendin e ditës është edhe akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021” të ndryshuar””, ai “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet “Human Vaccine” LLC dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin të Shqipërisë dhe Institutit të Shëndetit Publik për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinënkundër COVIDE19 “Sputnik V” të zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Kërkimit GAMALEYA për epidemiologjinë dhe mikrobiologjinë në Rusi”.

Po ashtu, shqyrtohen projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 46/2021, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 43/2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””, dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 47/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të ndryshuar””, dekreti i Presidentit të Republikës nr. 13.037 datë 19.04.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 48/2021 “Për një ndryshim në ligjin nr. 25/2019 “Për organizimin funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dekret i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 49/2021 “Për disa shtesa dhendryshime në ligjin nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” të ndryshuar”’, dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 42/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, ai “Për kthimin e ligjit nr. 41/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”’,  ai “Për kthimin e ligjit nr. 44/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.03.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, ai “Për kthimin e ligjit nr. 45/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar””.

Po ashtu shqyrtohet dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit nr. 50/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”’.

Seanca parashikon edhe shqyrtimin e projektvendimit “Për miratimin e raportit dhe propozimit komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për ngritjen e një komisioni hetimor, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës” si dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e 4 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.