JAPONI – Zgjatet e gjendja e jashtëzakonshme për shkak të Covid-19

TOKIO, 7 maj /ATSH-AFP/ – Përballë një krize shëndetësore që vazhdon të jetë shqetësuese, qeveria japoneze po përgatitet sot të zgjasë deri në fund të majit gjendjen e jashtëzakonshme në katër rajone, përfshirë atë të Tokios, që synon të presë Lojërat Olimpike këtë verë dhe ka shtuar dy rajone në këtë masë.

Rivendosur që prej 25 prillit në Tokio dhe tre rajone të tjera në perëndim të vendit (Osaka, Kyoto dhe Hyogo), gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet deri më 31 maj, ndërkohë që duhet të merrte fund të martën e ardhshme”, deklaroi sot në Parlament ministri i ngarkuar me menaxhimin e krizës shëndetësore, Yasutoshi Nishimura.

“Rajonet e Aichi dhe të Fukuokasdo të shtohen në këtë masë”, konfirmoi ministri.

Aktivizuar për herë të tretë në vend në pak se një vit, gjendja e jashtëzakonshme në Japini parashikon kufizime të pak të ashpra se kufizimet strikte të vendosura në botë.

Japonia regjistron aktualisht rreth 5 300 raste të reja ditore me COVID-19. Numri i viktimave ka arritur në 10 500 që prej fillimit të pandemisë në 2020./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.