ITALI – Di Maio: Të liberalizohen vaksinat, Europa të jetë më e guximshme

ROMË, 7 maj /ATSH-ANSA/ – Njoftimi i administratës Biden, në favor të pezullimit të certifikatave të vaksinave është një sinjal shumë i rëndësishëm dhe Italia është e gatshme, pasi Europa nuk duhet ta humbë këtë mundësi dhe të tregojë se jemi të bashkuar dhe kurajozë, theksoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi gi Maio në një mesazh në Facebook për çështjen e vaksinave.

“Nevojitet një akses i lirë për certifikatat e vaksinave antiCOVID-19. Kjo është një garë kundër kohës dhe duhet bashkëpunim nga të gjithë për të shmangur mbingarkesën nga variantet e koronavirusit”, shtoi Di Maio.

”Çdo shtet duhet të ketë të njëjtat mundësi dhe është thelbësore, përballë kësaj emergjence, të liberalizojmë prodhimimin”, theksoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.