GJERMANI – Autoritetet gjermane apelojnë për kujdes pas lehtësimit të masave antiCovid-19

BERLIN, 7 maj /ATSH-ANSA/ – Autoritetet shëndetësore gjermane kanë bërë thirrje për kujdes ndërsa vendi po lehtëson kufizimet ndaj banorëve që janë vaksinuar kundër koronavirusit ose janë shëruar nga sëmundja.

“Vala e tretë duket se është thyer”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, ndërsa theksoi se numri i infeksioneve mbetet i lartë.

”Trendi në rënie duhet të ruhet”, tha ai.

Më shumë se 31% e popullsisë morën vaksinën e parë, deklaroi organi zyrtar i kontrollit të sëmundjes së Institutit Robert Koch (RKI), me 8.8 % tani të vaksinuar plotësisht.

Presidenti i RKI Lothar Wieler bëri thirrje për durim dhe hapa të kujdesshëm drejt rihapjes.

”Vaksinimet kanë dhënë shpresë se Gjermania së shpejti do të jetë në gjendje të kontrollojë pandeminë”, theksoi ai.

“Pandemia është shumë e ngjashme me një tullumbace të mbushur me ajër që po e mbajmë së bashku nën ujë”, shtoi Wieler.

”Kjo ishte një përpjekje e përbashkët dhe nëse të gjitha kufizimet hiqeshin papritmas, virusi do të përhapet shpejt përsëri”, parashikoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.