FRANKFURT – BQE: Rimëkëmbje ekonomike graduale falë vaksinave antiCOVID-19

FRANKFURT, 7 maj/ATSH-ANSA/ – Përparimi i fushatave të vaksinimit në Europë pritet të hedhë bazat për një rimëkëmbje në aktivitetin ekonomik gjatë 2021, megjithëse do të jetë e nevojshme kohë për një rimëkëmbje të plotë, në një kontekst që mbetet shumë i pasigurt, sipas buletinit të fundit ekonomik të Bankës Qendrore Europiane (BQE).

“Koha e lehtësimit të masave të kontrollit nuk është ende e qartë dhe zhvillimet e mëtejshme të pafavorshme që lidhen me pandeminë nuk mund të përjashtohen”, tha BQE.

“Për më tepër, rreziqet mbeten për kushtet e financimit në një spektër më të gjerë”, shtoi institucioni.

Në këtë skenar, banka rikonfirmon qëndrimin “shumë akomodues” të politikës monetare, pret që blerjet e PEPP në tremujorin aktual “të vazhdojnë me një ritëm dukshëm më të lartë se në muajt e parë të këtij viti” dhe është e gatshme “të adaptojë të gjitha instrumentet e saj, kur është e përshtatshme, për të siguruar që inflacioni të konvergojë në mënyrë të qëndrueshme drejt objektivit të ndjekur, në përputhje me angazhimin për simetri”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.