Fier/ Ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Një ekspozitë ndërgjegjësimi kundër trafikut të qenieve njerëzore u çel sot në Fier.

Përmes artit pamor, të rinjtë fierakë kanë tërhequr sot vëmendjen e shumë kalimtarëve në qendër të qytetit.

Ky aktivitet u pasua nga një sesion trajnimi, mundësuar nga Qendra “Tirana Art” në kuadër të projektit “Care and Dare”, në bashkëpunim me Bashkinë Fier, mbështetet nga Ambasada holandeze në Tiranë.

Përvec trajtimit të këtij fenomeni, aktiviteti synon edhe ndërgjegjësimin, nxitjen e të rinjve për t’i besuar strukturave shtetërore me qëllim që t’u drejtohen atyre për çdo rast rreziku.

/m.m//j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.