Durrës/ Vijon puna për transformimin e ish-depozitës së plehrave të Porto Romanos në EkoPark


TIRANË, 7 maj/ATSH/ Në Durrës po vijon puna transformuese e ish-depozitës së plehrave të Porto Romanos në EkoPark.

Kryeministri Edi Rama ndau sot disa pamje nga kantieri i unazës rreth EkoParkut, ku ka përfunduar rrethrrotullimi Nr. 1 dhe ndërtimi i tombinove.

Në Porto Romano po vijon loti 3 i punimeve dhe realizimi fizik ka arritur në 40 % të punimeve. Deri tani ka përfunduar rrethrrotullimi numër 1 dhe ndërtimi i tombinove.

Projekti i Porto Romanos do të ketë ambiente sportive, (përkatësisht: 3 fusha basketbolli, 1 fushë minifutbolli dhe 2 fusha tenisi), parkim, kopsht botanik, mure kacavjerrës prej 28 metrash (climbing), kënde lojërash, hapësira dedikuar aktiviteteve sportive.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.