COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2728 testime, 891 të shëruar, 67 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2,728 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 67 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 17 raste në Tiranë, 9 në Korçë, 7 në Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnjë, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cërrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (07 maj 2021)

Raste të reja ditore            67

Të shëruar në 24 orë        891

Të shtruar në spitale         104

Humbje jete në 24 orë          2

Testime ditore                2,728

Testime totale            652,360

Raste pozitive            131,577

Raste të shëruara       115,253

Raste aktive                13,916

Humbje jete                  2,408

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë        11726

Fier              408

Shkodër        353

Gjirokastër    239

Korçë            248

Durrës          224

Vlorë            215

Elbasan        136

Dibër              92

Berat              97

Kukës             80

Lezhë             98

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.