COVID-19 – Gjermania heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik

TIRANË, 7 maj /ATSH/ – Gjermania ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezik, pas përmirësimit të situata epidemiologjike, sipas një raporti të institutit ”Robert Koch” (https://www.rki.de/DE/Content/InfAZ/N/Neuartiges_Coronavirus/Transport/Archiv_Risikogebiete/Risikogebiete_aktuell_en.pdf?__blob=publicationFile).

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se Shqipëria nuk konsiderohet më si zonë me rrezik.

”Rajonet që nuk konsiderohen më si zona me rrezik janë Shqipëria, Finlanda, Malta dhe rajoni norvegjez i Rogalandit’, thuhet në raport.

”Rajoni portugez i Algarve, Britania e Madhe, Irlanda e Veriut dhe ishujt Falkland po ashtu nuk konsiderohen më si zona rreziku”, shton raporti i institutit gjerman ”Robert Koch”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.