Bujqësia dhe siguria e ushqimit/ Fokus i takimit BE-FAO

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Bashkimi Europian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin (FAO) nisën zyrtarisht Dialogun Strategjik BE-FAO, sesionin e nivelit të lartë të Komisionit Europian dhe zyrtarëve të lartë të FAO-s mbi përparësitë e politikave dhe perspektivat për bashkëpunim në aspiratat e përbashkëta mbi transformimin e sistemeve agro-ushqimore të gjelbërta, të qëndrueshme, efikase dhe gjithë përfshirëse.

Në një njoftim për shtyp, FAO bën të ditur se, sesioni, i cili do të pasohet në 2 javët e ardhshme nga pesë sesione tematike, duke mundësuar të dy partnerët strategjikë BE-FAO përfaqësuar nga Jutta Urpilainen, Komisioneri Europian për Partneritet Ndërkombëtar, QU Dongyu, Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s, si dhe të tjerë personalite të nivelit të lartë për Bujqësinë dhe Sigurinë e Ushqimit, të trajtojnë fushat e zgjedhura me përparësi dhe përcaktimin e drejtimin e përgjithshëm për këto sesione tematike.

Që nga aderimi i Bashkimit Europian në FAO më 1991, bashkëpunimi BE-FAO është drejtuar nga një aspiratë e përbashkët për një të ardhme më të mirë, uljes së varfërisë dhe urisë.

Partneriteti ka evoluar gjatë viteve duke përfshirë takimin e 6 maj, dhe ka trajtuar një gamë të gjerë çështjesh, nga siguria ushqimore dhe siguria, bujqësia e qëndrueshme, kontrolli i sëmundjeve dhe dëmtuesve, biodiversitetit, zotërimi i tokës, menaxhimi i tokës dhe ujit, si dhe lufta kundër peshkimit të paligjshëm, shkretëtirëzimi, shpyllëzimi dhe ndryshimi i klimës.

Edicioni 2021 i Dialogut Strategjik BE-FAO është një mundësi për të eksploruar dhe formuar një bashkëpunim vizionar në të ardhmen, duke sjellë përgjigje në kohë, koherente dhe efektive për sfidat aktuale dhe të ardhshme globale. Ai do të bazohet në zhvillimet e fundit të politikave për të ofruar së bashku agjendën transformuese për sistemet agro-ushqimore të gjelbra, efikase, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, ndërsa ndërtohet përsëri më mirë në një epokë pas COVID.

Dialogu do të përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta në pesë fushat prioritare; Sistemet ushqimore dhe tē shëndetshme (One Health); Ndryshimi i klimës, biodiversiteti dhe burimet natyrore; Krizat ushqimore, siguria ushqimore dhe jetesa e qëndrueshme; Investime dhe politika të qëndrueshme të zinxhirit të vlerës agro-ushqimor; Transformimi i sistemit ushqimor përmes dixhitalizimit.

Dialogu strategjik bazohet në rolin normativ dhe standard të FAO-s, rolin e tij si prodhues i të mirave publike botërore(raporte, statistika, paralajmërime të hershme), si këshillues dhe agjenci zbatuese e projekteve. BE është ndër partnerët më të rëndësishëm dhe strategjikë të FAO dhe një financues i rëndësishëm i punës së FAO-s, duke mbështetur programet e zhvillimit në Afrikë, Azi, Europë, Lindjen e Afërt dhe Amerikën Latine.

Samiti për Sistemet Ushqimore nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që do të mbahet në Shtator 2021, para-Samiti organizuar në ambientet e FAO-s në 19 – 21 Korrik 2021, së bashku me Strategjitë e BE-së si ”nga ferma në tavolinë”, dhe biodiversiteti ishin temat kryesore udhëzuese në takim. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.