BRUKSEL – BE pritet të diskutojë heqjen e patentës së vaksinës Covid-19 pas kthesës së SHBA

BRUKSEL, 7 maj /ATSH-DPA/ – Liderët e Bashkimit Europian do të diskutojnë heqjen dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale për vaksinat Covid-19 këtë javë, pasi SHBA ndryshuan qëndrimin e tyre ndaj politikës që mund të lejojë shumë vende të varfra të prodhojnë vaksinat e tyre.

“BE është gjithashtu e gatshme të diskutojë çdo propozim që adreson krizën në një mënyrë efektive dhe pragmatike”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, pavarësisht se kishte sinjalizuar më parë kundërshtim personal ndaj lëvizjes.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi të gatshëm të diskutojmë se si propozimi i SHBA për një heqje të pronës intelektuale për vaksinat Covid-19 mund të ndihmojë në arritjen e kësaj,” tha shefja e ekzekutivit të BE në një konferencë shtypi.

Ekziston shqetësimi në rritje se vendet më të pasura në Europë dhe Amerikën e Veriut po nxitojnë përpara në vaksinimet duke lënë prapa shumicën e popullsisë së botës.

BE, SHBA dhe vendet e tjera prodhuese të vaksinave janë akuzuar gjithashtu për grumbullimin e vaksinave dhe shqetësimin më të madh për mbrojtjen e fitimeve për industrinë farmaceutike. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.