Bardhi: Detyra jonë të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend

TIRANË, 7 maj /ATSH – I. Vata/ Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar sot në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, duke i konsideruar ato një masakër elektorale.

Në reagimin e tij, Bardhi shprehet se “gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon ta bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë”.

“Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmangë vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë”, shprehet Bardhi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.