Të rikthyer pas 20 vitesh në emigracion, vëllezërit Osmani prodhojnë 24 tonë kivi për tregun vendas dhe të Kosovës

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi sot një vizitë tek prodhuesit e kivit, vëllezërit Osmani në Sukth, Durrës.

“Pas 20 viteve në Greqi, vëllezërit Osmani janë rikthyer nga emigracioni për të zhvilluar në Shqipëri sipërmarrjen e tyre. Në 20 dylym që kanë në zotërim, ata kultivojnë kivi, një frut jo shumë popullor në vendin tonë”, shprehet Ekonomi.

“Me eksperiencën e akumuluar në vendin fqinjë, ata po implementojnë me sukses teknikat më të fundit, duke prodhuar rreth 24 tonë vetëm gjatë vitit të kaluar për tregun vendas dhe të Kosovës. Ambicia e tyre është që në 4 vitet e ardhshme, prodhimi të arrijë në 100 tonë. Ata janë fermerë përfitues nga Skema e Naftës për Bujqësinë”, tha Ekonomi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.