Siguria ushqimore/ 175 inspektime dhe 37 masa paralajmëruese për bizneset

TIRANË, 6 maj /ATSH/  Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Gjatë ditës së sotme janë realizuar nga Drejtoritë Rajonale të AKU- së 175 inspektime dhe monitorime  në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar [email protected]

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 37 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit”, thekson AKU.

“Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 19 mostra në monitorim të produkteve ushqimore”, bën të ditur AKU.

“Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Taskforcës antikovid” inspektorët  e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 936 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, njofton AKU.

“Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve”, nënvizon AKU. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.