REPUBLIKA ÇEKE – Opozita nuk arrin shpërndarjen e parlamentit për zgjedhjet e parakohshme

PRAGË, 6 maj /ATSH-DPA/ – Politikanët çekë të opozitës kanë dështuar me planin e tyre për të shkaktuar zgjedhje të reja para verës.

Partia Pirate njoftoi sot se nuk kishte qenë në gjendje të mobilizonte mjaft mbështetës për një vetëshpërbërje të parlamentit.

Zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve, mbase nuk do të zhvillohen deri më 8 dhe 9 tetor, siç ishte planifikuar.

Qeveria e pakicës, e cila nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një shumicë në parlament, është nën presion në disa fronte.

Nga njëra anë, ekziston një konflikt me Rusinë për një çështje të inteligjencës dhe, nga ana tjetër, më shumë se 29 500 vdekjet nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë po shkaktojnë kritika.

Opozita po i shmanget votës së mosbesimit sepse atëherë, sipas kushtetutës, do t’i takonte presidentit Milos Zeman të përpiqet të formojë një qeveri të re.

Sipas një sondazhi nga agjencia Sanep, aktualisht aleanca elektorale e partisë Pirate dhe partisë STAN shihet si forca më e fuqishme.

Ajo mendohet të marrë 26,4 % të votave, përpara ANO-së populiste të kryeministrit në detyrë Andrej Babis me 23,9 %.

Aleanca e partisë konservatore Spolu ndjek në vendin e tretë me 17,7 %./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.