Regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale/ Beqiraj: Rritje e ndërgjegjësimit nga bizneset

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Drejtoresha e përgjithshme e Pronësisë Industriale, Ledina Beqiraj, në vizitën e saj në qytetin e Korçës, zhvilloi takime të ndryshme me biznese lokale në këtë qytet, me qëllim mbështetjen e sipërmarrësve në lidhje me regjistrimin e të drejtave të pronësisë industriale si një nga asetet e padiskutueshme të një biznesi për rritjen dhe fuqizimin e tij në treg.

“Ndërgjegjësimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale është fokus kryesor i punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale duke mbështetur në këtë mënyrë sipërmarrjen, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit tonë, por gjithashtu duke u fokusuar dhe në promovimin dhe gjallërimin e produkteve “Made in Albania””, tha Beqiraj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.