Rama në Firence/ Në muzeun Uffizzi, së bashku me kardinalin shqiptar Ernest Troshani

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Firence, Itali, së bashku me kardinalin shqiptar Ernest Troshani vizitoi sot muzeun e famshëm “Uffizzi”.

Në këtë vizitë, Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

“Në muzeun Uffizzi, së bashku me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani, me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella”, shprehet Rama.

Kreu i qeverisë ka publikuar disa fotografi nga vizita në këtë muze.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në konferencën me temë “Europa një botë që po ndryshon”. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borrell dhe kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.