Pandemia i mbajti italianët në tri orë në ditë në internet

ROMË, 6 maj /ATSH-DPA/ – Italianët kaluan tri orë në ditë në internet dhe në fund të vitit të parë të pandemisë, depërtimi i përdorimit të internetit është rritur (nga 70 në 74% të italianëve) dhe me kohën e kaluar në internet rritet më tej me 3% pas kërcimit të regjistruar tashmë një vit më parë, sipas kompanisë së studimit ”ComScore”.

Pothuaj 80% e këtyre tri orëve të kaluara në internet janë nga pajisjet mobile.

Në mënyrë të pashmangshme, segmenti më i lidhur i popullsisë janë të rinjtë.

Në fakt, 18-24-vjeçarët qëndruan në internet për tri orë e 42 minuta në ditë dhe 25-34-vjeçarët tri orë e tri minuta.

Sipas analizës së ComScore, faqet e lajmeve e mbajtën audiencën e tyre të qëndrueshme në krahasim me vitin e kaluar, me një depërtim prej 95%, ndërsa audienca e botës argëtuese regjistroi një rritje prej 3% me 38,8 milionë vizitorë unikë.

Lidhur me mediet sociale, e rëndësishme është rritja e TikTok, sot me mbi 10 milionë vizitorë unikë (+ 59% nga viti në vit), dhe rrjeti i katërt social në Itali për përdoruesit unikë.

Bisedat chat regjistruan një rritje (+ 149%), së bashku me Instagram (+ 89%). /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.