Në pjatat e europianëve tashmë do të ketë edhe… krimba

BRUKSEL, 6 maj /ATSH-AFP/ – Tashmë europianët do të mund të konsumojnë edhe biskota apo makarona të bëra nga krimba të verdhë të miellit: të 27-t kanë autorizuar, për herë të parë, vënien në treg të insekteve si ushqim.

Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) arriti në përfundimin, në mes të janarit, që larvat e krimbave, të njohura gjithashtu si “krimba mielli”, mund të hahen në mënyrë të sigurt “ose si një insekt i plotë i tharë ose si një pluhur”.

Pas kësaj drite rregullatore jeshile, “Shtetet Anëtare kanë miratuar një propozim nga Komisioni Europian, duke autorizuar përdorimin e krimbave të verdhë të tharë, si një ushqim i ri”, njoftoi të martën ekzekutivi i BE.

Produktet e bazuara në insekte (shumë të pasura me proteina, minerale, vitamina, fibra, por edhe acide yndyrore të shëndetshme, omega 6 dhe 3) mund të ndihmojnë në parandalimin e mungesave të lëndëve ushqyese, sipas kompanive në sektor.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) i përshkruan ata si “një burim ushqimi të shëndetshëm dhe shumë ushqyes”.

Sipas KE, ato mund të përbëjnë “një burim alternativ të proteinave për të mbështetur kalimin në një sistem ushqimi më të qëndrueshëm”, pasi që bujqësia e insekteve ka një gjurmë të kufizuar ekologjike krahasuar me burimet e tjera të proteinave./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.