Ndërtimi i sistemit RAMS/ ARRSH nënshkruan kontratën

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi sot kontratën me kompaninë JV “Finish Overseas Consultant (FinnOC” ltd & “R&T shpk” për ndërtimin e sistemit RAMS (Sistemi i menaxhimit të aseteve rrugore).

Ky sistem është platformë e teknologjisë së informacionit, që shërben për mbledhjen dhe administrimin e informacioneve dhe studimeve mbi gjendjen e aseteve rrugore, planifikon investimet në nivel seksioni, rrjeti dhe korridori.

Bazuar në kontratën e firmosur, sistemi RAMS do të jetë i instaluar, funksional dhe do të prodhojë raportet e para për gjendjen e aseteve rrugore, si dhe planifikimin e buxhetit për mirëmbajtjen e rrugëve. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.