Ndërtimi i linjës 110 kV në nënstacionin Sallmone-Gjiri i Lalëzit në Durrës/ Miratohet fondi për dëmshpërblimin e pronarëve

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës fondin me vlerë prej 500 634 lekësh për shpoonësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i linjës 110 kV në nënstacionin Sallmone-Gjiri i Lalëzit në Durrës.

Referuar vendimit, pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen kompensohen në vlerë të plotë.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), sh.a.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Afati i përfundimit të shpronësimit parashikohet të jetë brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.