MV – 26 të vdekur dhe 324 raste të reja me COVID-19

SHKUP, 6 maj /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 26 viktima dhe 324 raste të tjera të COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 153 461, kurse i vdekjeve në 5 042.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 1 178 pacientë janë shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 136 545 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MVeriut është 11 874.​​​​​​​/ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.