Meghan Markle debuton si shkrimtare për fëmijë

LONDËR, 6 prill /ATSH-DPA/ – Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka shkruar një libër për fëmijë, i frymëzuar nga marrëdhënia midis bashkëshortit dhe djalit të saj.

“Botimi debutues i Meghan për të rinjtë quhet “The Bench” dhe ka të bëjë me lidhjen e veçantë midis një babai dhe një djali, siç shihet nga sytë e një nëne”, njoftoi “Random House Children’s Books”.

Libri i ilustruar do të dalë në shitje më 8 qershor dhe shfaq ilustrime nga artisti i vlerësuar me çmime, Christian Robinson, me dukeshën që rrëfen librin audio.

Meghan, e cila është në pritje të një vajze, tha: “Libri “The Bench” filloi si një poezi që unë e shkrova për bashkëshortin tim në Ditën e Baballarëve, në muajin pas lindjes së Archie-t”.

“Kjo poezi u bë kjo histori. Christian ka ndërfutur ilustrime të bukura dhe eterike me bojëra uji, që kapin ngrohtësinë, gëzimin dhe rehatinë e marrëdhënies midis baballarëve dhe djemve nga të gjitha sferat e jetës; ky përfaqësim ishte veçanërisht i rëndësishëm për mua dhe Christianin, ndaj punova ngushtë për të përshkruar këtë lidhje speciale përmes një lenteje përfshirëse”, shtoi ajo.

“Shpresa ime është që “The Bench” të rezonojë me çdo familje, pa marrë parasysh përbërjen, aq sa bën me timen”.

Djali i Meghan, Archie, feston ditëlindjen e tij të dytë sot./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.