McAllister uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister uroi sot Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

McAllister shprehet se e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe beson se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.

“Më lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së”, shprehet ai.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.