Mbështetje nga AZHBR/ Dy kalifornianë po hedhin themelet e një strukture agroturistike në Sarandë

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Kyle dhe Shawn janë dy kalifornianë të cilët kanë vendosur të ndërtojnë në Sarandë një strukturë agroturisike të mundësuar nga bashkëpunimi me AZHBR nëpërmjet programit IPARD.

“Me Kyle dhe Shawn, dy Kalifornianë që kanë rënë në dashuri me Finiqin dhe Sarandën ku dhe kanë vendosur të ndërtojnë një botë të re e t’i japin një entuziazëm ndryshe zonës rurale”, shprehet drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, Frida Krifca.

“Ata po hedhin themelet e një tjetër strukturë agroturistike të mundësuar nga bashkëpunimi me AZHBR nëpërmjet programit IPARD. ‘Botë Farm’ do të shërbejë me një koncept komunitar ku vizitorët e kultivojnë fermën dhe marrin pjesë në proceset e punës. Bujtina do të ketë shtëpiza akomoduese prej druri tradicionale dhe shërbime të turizmit rural”, ka theksuar Krifca.

“Të tilla projekte diversifikimi ferme sjellin të tjera mundësi punësimi, shërbimi e mirëqenie në Sarandën rurale”, tha ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.