MALI I ZI – 112 raste të reja COVID-19 në 24 orët e fundit

PODGORICË, 6 maj /ATSH-MINA/ – Në Malin e Zi u regjistruan sot 112 raste të reja pozitive në lidhje me COVID-19 në 24 orët e fundit, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Që nga numërimi i djeshëm, pesë vdekje në lidhje me COVID-19 janë raportuar në Institut”, thuhet në deklaratën e ISHP.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 1 526.

Të shëruarit e raportuar në 24 orët e fundit janë 132.

Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapozbuluara, si edhe numrin e të shëruarve, numri total i rasteve aktive të COVID 19 në Mal të Zi është 2 025.

Që nga fillimi i ngjarjeve epidemike, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me COVID-19 ka shkuar në 98 042./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.