KIEV – Blinken rikonfirmon mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës

KIEV, 6 maj /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken rikonfirmoi sot mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën, përfshirë që prej shtatë vitesh në një luftë me separatistët prorusë dhe pas një rishfaqje së fundi të tensioneve me Rusinë.

“Jam këtu për një arsye shumë të thjeshtë, për të rikonfirmuar me forcë, në emër të presidentit, Joe Biden (…) angazhimin tonë në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës, itegritetit të saj territorial dhe pavarësisë së saj”, theksoi ai gjatë vizitës së parë të një zyrtari të lartë të administratës së re amerikane që prej ardhjes në pushtet në janar.

Duke iu drejtuar homologut ukrainas, Dmytro Kouleba, ai këmbënguli në vullnetin amerikan për të ndihmuar në forcimin e demokracisë, për ndërtimin e institucioneve dhe dhe përparimin e reformave tuaja antikorrupsion.

Mbi këtë çështje, amerikanët dhe europianët presin që prej shumë vitesh avancime të dukshme.

Blinken do të takohet në mesditë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky para një konference të përbashkët shtypi, një takiim që zhvillohet ndërkohë që tensionet me Rusinë, në nivelin më të lartë në prill, sapo kanë filluar të ulen./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.