Kategoria Superiore/ Katër javët e fundit ndeshjet në një ditë dhe një orar

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Ditën e sotme, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka vendosur të unifikojë kalendarin e Kategorisë Superiore për katër javët e fundit, duke njoftuar klubet se ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë deri në ditën e fundit të sezonit.

Përjashtim në këto katër javë bën vetëm derbi i kryeqytetit, ndërmjet “Partizanit” dhe “Tiranës”, e vlefshme për javën e 33-të, që do të zhvillohet ditën e enjten, datë 13 maj, ora 19:00, në “Air Albania Stadium”.

Kalendari i katër javëve të fundit:

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.