GREQI – Mbi 3 400 raste të reja dhe 83 vdekje për shkak të COVID-19

ATHINË, 6 maj /ATSH-ANA/ – Rastet e reja COVID-19 të konfirmuara në mënyrë laboratorike dhe të regjistruara në 24 orët e fundit janë 3 421, nga të cilat nëntë u identifikuan pas kontrolleve në pikat hyyrëse në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin kështu në 355 445, nga të cilat 51,2% janë burra.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 83, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 10 847 vdekje.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim në kujdesin intensiv (ICU) është 754 (63% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë, 2 153 pacientë janë shkarkuar nga ICU.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, kurse e viktimave 78./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.