FOKUS – Mes COVID-19, konflikteve dhe uraganeve, krizat ushqimore në rritje në 2020

PARIS, 6 maj /ATSH-AFP/ – Pasiguria ushqimore u rrit më tej në 2020 nën efektin e konflikteve, krizave ekonomike, të shkaktuara nga pandemia e Covid-19 dhe ngjarjeve klimatike, theksoi Rrjeti Botëror kundër Krizave Ushqimore që prej një vit 2021 të vështirë.

Vitin e kaluar, 155 persona në 55 vende ndodhen në një situatë krize (faza 3 në shkallë ndërkombëtare të sigurisë ushqimore) ose në një situatë “më të keqe”.

Rreth 20 milionë më shumë se në 2019, nënvizon një raport i publikuar sot nga ky rrjet që përfshin veçanërisht Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Bashkimin Europian dhe Programin Ushqimor Ushqimor Botëror (PAM).

Më shumë se 28 milion persona në 38 vende ishin në një situatë të “urgjencës ushqimore” (faza 4 dhe më lart).

Republika Demokratike e Kongos, Jemeni dhe Afganistani janë veçanërisht të prekura.

Në fund vitin e kaluar, gati 133 000 persona ishin në një situatë “katastrofe/urie” (faza 5, më e larta), në Burkina Faso, Sudanin e Jugut dhe Jemen.

“Janë ndërmarrë veprime urgjente për të parandaluar vdekshmërinë e përhapur dhe një kolaps total të mjeteve të jetesës”, thekson raporti.

“Këto shifra tregojnë gjendjen e rënduar situatës dhe rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe të koordinuar”, theksoi Dominique Burgeon, drejtori i divizionit të emergjencës dhe rezistencës në FAO.

“Përgjigja nuk duhet të jetë vetëm humanitare por gjithashtu të punojë për shkaqet kryesore të pasigurisë ushqimore”, shtoi ai.

“Për 100 milionë persona të përballur me një krizë ushqimore në rritje në vitin 2020, shkaku kryesor ishte i lidhur me konfliktin dhe pasigurinë, nga 77 milionë në 2019”, nënvizon Dominique Burgeon.

Janë këto konflikte që shkaktuan gjashtë nga dhjetë krizat kryesore të ushqimit vitin e kaluar, në Republikën Demokratike të Kongos, Jemen, Afganistan, Siri, Nigeri dhe Sudanin e Jugut.

Për 40 milionë persona, krizat ekonomike ishin shkaqet kryesorë të pasigurisë së tyre ushqimore (kundrejt 24 milionë në 2019)./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.