E171 nuk është i sigurt si ngjyrues ushqimor

ROMË, 6 maj /ATSH-DPA/- Dyoksidi i titanit, i quajtur E171 në listën e përbërësve dhe i përdorur shpesh si një ngjyrues në shumë ushqime, nuk është i sigurt për konsum njerëzor për shkak të rreziqeve të mundshme të kancerit, tha sot një agjensi e BE-së.

E171, mund të gjendet në çamçakëz, ëmbëlsira, produkte të pjekura, supa dhe salcë sallate.

Disa grupe të avokimit të konsumatorëve kanë bërë thirrje që shtuesi i pigmentit të bardhë të hiqet nga përdorimi për disa kohë.

Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore tha se “nuk ka prova përfundimtare që E171 të ketë efekte të përgjithshme toksike në trup”.

Sidoqoftë, meqenëse hetuesit e agjencisë nuk mund të përjashtonin shqetësimet për gjenotoksicitet, që do të thotë se substanca mund të jetë e aftë të dëmtojë ADN-në në qeliza, u mor vendimi për të mos e konsideruar më E171-n të sigurt.

Agjencia me bazë në Itali nuk ka vendosur një ndalim, por i ka dhënë vlerësimin Komisionit Europian dhe 27 vendeve anëtare të BE për veprime të mëtejshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.