COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2818 testime, 894 të shëruar, 91 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2818 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnjë, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19. “Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. “Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, bën të ditur MSHMS.

Statistika (06 maj 2021)
Raste të reja ditore        91
Të shëruar në 24 orë   894
Të shtruar në spitale    111
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore            2818

Testime totale        649,632
Raste pozitive        131,510
Raste të shëruara   114,362
Raste Aktive            14,742
Humbje jete              2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12431
Fier 505
Shkodër 356
Gjirokastër 242
Korçë 236
Durrës 231
Vlorë 220
Elbasan 133
Dibër 98
Berat 98
Kukës 96
Lezhë 96

/m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.