Banka e Shqipërisë: Inflacioni bazë i qëndrueshëm në nivelin 1.5 %

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, inflacioni bazë rezultoi i qëndrueshëm, rreth nivelit 1.5 %, në fund të muajit mars 2021.

Sipas BSH-së, qëndrueshmëria e inflacionit bazë sugjeron se luhatjet e çmimeve të ushqimeve do të kenë efekte vetëm kalimtare.

Inflacioni shënoi një rënie të shpejtë dhe të papritur në muajin janar, si pasojë e reduktimit të çmimeve të artikujve ushqimorë.

Rikuperimi i këtyre çmimeve në periudhën pasuese solli dhe rritjen e inflacionit në muajt shkurt e mars, por norma mesatare e këtij treguesi për tremujorin e parë rezultoi e ulët, në nivelin 0.9 %.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e punësimit dhe pagave, mbështesin kthimin e inflacionit në objektivin 3 %, brenda vitit 2022. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.