Porti i Durrësit/ Përpunohen 7 anije me rreth 20 mijë tonë mallra

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Në portin më të madh në vend sot po përpunohen rreth 20 mijë tonë mallra të ndryshme.

Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur se “katër anije me 12 084  tonë mallra po përpunohen në port, ndërsa tre anije me 7764 tonë mallra janë pritje për t’u përpunuar”.

Sipas APD-së, mallrat që po përpunohen janë çimento, skrap, ure, etj.

Anija “Cotship ECO” po përpunon në port 308 kontejnerë, ndërsa anija “Dance” 43 kontejnerë.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, gjatë muajve janar-mars në port janë përpunuar 971,425 mijë tonë mallra gjithsej, ose 12 % më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit 2020.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.