MALI I ZI – Rriten rastet pozitive COVID-19, 117 në 24 orët e fundit

PODGORICA, 5 maj /ATSH-MINA/ – Që nga numërimi i fundit, 117 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar në Malin e Zi, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Që nga seksioni i djeshëm i numërimit, pesë vdekje të lidhura me COVID-19 janë raportuar në Institut. Të gjithë pacientët janë nga Podgorica, nga të cilët më i riu ishte 33 vjeç dhe më i moshuari 81 vjeç”, thuhet në njoftim e ISHP.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1 521.

Të shëruarit e raportuar në 24 orët e fundit janë 147 pacientë.

Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara, si edhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktive COVID 19 në Mal të Zi është 2 050.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me koronavirusin e ri në vend është 97 930./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.