Klosi: I bindur se do e merrja mandatin e 5, Berati ia ktheu punën Ramës e PS-së

TIRANË, 5 maj /ATSH/ “Gara është gjithmonë e njëjta, forcat ballafaqohen me program, lidership me njerëz në terren. Në çdo fushë të jetës ka nevojë për punë. PD-së i mungojë puna kësaj here dhe kishte vetëm shpresën se do fitonte. Ndodhi në fakt krejt e kundërta, ndodhi ajo që ne thamë gjatë gjithë fushatës, dy mandatet e para nuk ishin arsye për të rënë, por arsye për të vazhduar të qeverisim”.

Kështu u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi njëherazi deputeti fitues i qarkut Berat gjatë një interviste televizive.

“Historia e Beratit është pak më ndryshe. Në Berat u krijua LSI, ku pati folen e parë. U rrit në Berat në 2013 mori 2 mandate. Gjithë përpjekja jonë ishte për të bashkuar të majtën. Unë kam drejtuar PS në Berat në 2017 ku marrja e 4 mandateve u duk sukses. Pas marrjes së kryetarëve të bashkisë në 2019 punuam fort që të kishim mundësi të gërryenim këtë votë të së majtës. Në 2021 PS duhet të mblidhte votën e së majtës në Berat, e cila prodhojë për PS 45 mijë vota për LSI rreth 20 mijë  Ajo që unë projektova në garën e 2021 ishte që ne te kishim mundësi të merrnim sa më shumë vota të majta dhe të bashkonim të majtën dhe jo pak po e gjithë lista e LSI në 2017 ishte e bashkuar me PS. Shumë njerëz që drejtonin LSI në 2017 ishin në garë me mua në 2021. Ne ja dolëm edhe pse ishte viti i tretë dhe pse PD pati një rritje nga 16 mijë shkoj në 24 mijë vota në Berat. Marrja e mandatit të 5 ishte një përpjekje që unë kisha shumë besim te qytetarët edhe puna që kemi bërë në Berat, dhe ky qark ja ktheu punën Edi Ramës dhe PS”, u shpreh Klosi.

“Nga 54.5% në 2017 në këto zgjedhje shkuam në rreth 56%, pra patëm një rritje si PS dhe PD pati një rritje. Pra po shkojmë drejt një stabilizimi të dy forcave politike dhe moslejimit të një force të tretë, e cila nuk arriti të gjej veten”, tha Klosi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.