KAS heq sanksionet administrative për anëtarët dhe sekretarët e 5 KZAZ-ve

TIRANË, 5 maj /ATSH – I. Vata/ KAS vendosi sot heqjen sanksioneve administrative për anëtarët dhe sekretarët e 5 KZAZ-ve.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesat ankimore nr. 27, nr. 28, nr. 29, nr. 30 dhe nr. 31 të depozituara në KQZ nga anëtarët e KZAZ-ve nr. 66, nr. 38, nr. 2, nr. 20 dhe nr. 21 me objekt “Kundërshtimin e vendimeve nr. 306, nr. 318, nr. 313, nr. 307 dhe nr. 308, datë 26.04.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e kërkesës dhe heqjen e sanksionit administrativ ndaj anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-së nr. 27, nr. 28, nr. 29, nr. 30 dhe nr. 31.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte gjobitur me 26 prill me 3 mijë lekë të rinj të gjithë anëtarët e KZAZ-ve që kishin numëruar më pak se 50 për qind të votave.
Sanksioni ishte vendosur për mosrespektim të nenit 122, pika 1 e Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se tabela përmbledhëse e rezultatit të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.