IRAN – Rohani: Sanksionet e SHBA do të hiqen së shpejti

TEHERAN, 5 maj /ATSH-ANSA/- Sanksionet e SHBA së shpejti do të hiqen, deklaroi presidenti iranian Hassan Rohani gjatë një takimi qeveritar.

“Puna që negociatorët tanë bënë në bisedimet e Vjenës, të cilat u mbajtën për të rifilluar marrëveshjen bërthamore dhe për të hequr sanksionet e SHBA, ishte e jashtëzakonshme”, nënvizoi presidenti Rohani.

“Nëse pala tjetër vepron brenda ligjit, atëherë sanksionet do të hiqen shumë shpejt”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.