Gjermania dhe Shqipëria marrëveshje ndërqeveritare për financimin e projektit “Transporti i Gjelbër i Tiranës”

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Gjermania dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare për financimin e projektit “Transporti i Gjelbër i Tiranës” në shumën e 50 milionë eurove.

Ambasada gjermane në Tiranë bën të ditur se, “projekti, bazohet mbi një studim të thelluar fizibiliteti për një sistem të shpejtë autobusësh në Tiranë, duke u përqendruar në problematikat që hasen në tre korridoret kryesorë të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza (unaza e tretë e Tiranës) dhe Tirana e Re (pjesa qendrore dhe perëndimore e qytetit)”.

Projekti ka si objektiv kryesor promovimin e një shërbimi transporti urban në Tiranë i cili të jetë si miqësor me mjedisin dhe klimën ashtu edhe i besueshëm dhe i përballueshëm për qytetarët e kryeqytetit. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.