GJERMANI – Seehofer: Organizata islamike ”Ansaar International” financuese e terrorizmit

BERLIN, 5 maj /ATSH-DPA/- Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka vendosur në shënjestër organizatën islamike Ansaar International dhe shumë nga degët e saj.

“Rrjeti po financon terrorizmin në të gjithë botën me donacione”, tha sot zëdhënësi i Seehofer, Steve Alter.

Alter citoi fjalët e Seehofer, sipas të cilit “nëse doni të luftoni terrorin, duhet të kontrolloni burimet e tij të parave”.

Arsyetimi për ndalimin ishte që mbledhja e fondeve të Ansaar u bë me qëllimin e transferimit të fondeve në grupe terroriste jashtë vendit, veçanërisht në Frontin Al-Nusra në Siri, Hamasin Palestinez dhe Al-Shabaab në Somali.

Donatorët me sa duket janë mashtruar në keqinterpretimin se fondet janë përdorur vetëm për qëllime humanitare. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.