FOKUS – Egjipti dhe Turqia përpjekje për afrim në sfondin e qetësimit rajonal

KAJRO, 5 maj /ATSH-AFP/ – Egjipti dhe Turqia, në marrëdhënie të ftohta që prej një dekade në sfondin e tensioneve gjeopolitike në Mesdheun Lindor, kanë filluar një ngrohje diplomatike që pritet të jetë e ngadaltë pasi mosbesimi midis dy vendeve mbetet i thellë, thonë ekspertët.

Pas disa gjesteve të hapjes këto muajt e fundit, një delegacion nga Ministria e Jashtme turke po udhëheq sot dhe nesër “bisedimet politike” me zyrtarë egjiptianë në Kajro, sipas një deklarate zyrtare egjiptiane.

Dy vendet kanë bërë një rrugë të gjatë. Marrëdhëniet u përkeqësuan ndjeshëm pas shkarkimit në 2013 të presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Egjiptit, Mohamed Morsi, nga Vëllazëria Myslimane dhe mbështetur nga Turqia.

Por këta dy aleatë të SHBA-së, të cilët kanë pasur presione në rritje nga Uashingtoni që nga largimi i Donald Trump, kërkojnë të kapërcejnë tensionet me fqinjët e tyre, në një rajon që vitet e fundit ka qenë skenë e luftimeve të nxehta të influencës mes fuqive rajonale.

Ankaraja kishte njoftuar në mes të marsit se kishte vendosur kontaktet e para diplomatike me Kajron që prej 2013 duke shtuar se një delegacion turk do të shkonte në fillim të majit në Egjipt për të diskutuar për një normalizim.

Por, kreu i diplomacisë egjiptiane, Sameh Choukri, i ishte përgjigjur në atë kohë se “fjalët nuk mjaftojnë për rivendosjen e marrëdhënieve të plota”.

Diskutimet në Kajro duhet të përqendrohen në masat e nevojshme për normalizimin e marrëdhënieve në nivelin dypalësh dhe rajonal”, thuhet në deklaratën zyrtare egjiptiane.

“Ekziston shumë mosbesim, i nxitur nga tetë vjet armiqësi e dukshme”, theksoi Nael Shama, autor i një libri mbi politikën e jashtme Egjiptiane./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.