Ekonomi: Misioni i AKVMB-së, të garantojë mbrojtjen e mirëqenies dhe shëndetit të kafshëve në të gjithë territorin e vendit

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi gjatë një takimi të mbajtur me përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, theksoi se misioni i AKVMB-së është të garantojë mbrojtjen e mirëqenies dhe shëndetit të kafshëve në të gjithë territorin e vendit.

Po ashtu, tha ministrja, në fokus të punës së këtij autoriteti është edhe mbrojtja e bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

“Me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) në prezantimin e stafit dhe objektivave të këtoj institucioni të ri që po konfigurohet çdo ditë. Misioni i AKVMB-së është të garantojë mbrojtjen e mirëqenies dhe shëndetit të kafshëve në të gjithë territorin e vendit duke patur gjithashtu në fokus të punës edhe mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet dhe dëmtuesit”, deklaroi ministrja.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.