COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2851 testime, 842 të shëruar, 92 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 5 maj/ATSH/  Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2851 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 92 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll, Elbasan, nga 4 raste në Korçë, Vlorë, nga 3 raste në Krujë, Fier, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak, Skrapar, Patos, nga 1 rast Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Poliçan, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 113,468 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, nuk e ka fituar betejën me COVID-19 aktori Guljelm Radoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (05 maj 2021)

Raste të reja ditore      92
Të shëruar në 24 orë  842
Të shtruar në spitale  112
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore          2851

Testime totale      646,814
Raste pozitive      131,419
Raste të shëruara 113,468
Raste aktive          15,548
Humbje jete            2,403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë     13096
Fier            607
Shkodër      370
Durrës        246
Korçë          238
Gjirokastër  242
Vlorë           240
Elbasan       132
Dibër            98
Kukës           96
Berat            95
Lezhë           88

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.