COVID-19 – G7 angazhohet për mbështetje financiare të COVAX

LONDËR, 5 maj /ATSH-AFP/ – Vendet e pasura të G7 u zotuan sot të mbështesin financiarisht sistemin COVAX të ndarjes së vaksinave antiCOVID-19, për të mundësuar një shpërndarje të shpejtë dhe të drejtë të dozave, pa njoftuar ndihmë shtesë.

Ky takim i G7 u mbajt në sfondin e një presioni të shtuar për të treguar më shumë solidaritet.

Për shkak se në një kohë kur fushatat e vaksinimit në Europë ose SHBA po heqin gradualisht kufizimet e vendosura kundër COVID-19, vendet e varfra ende kanë mungesë të madhe të vaksinave për të luftuar pandeminë.

Në komunikatën përfundimtare të takimit të tyre në Londër, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Kanadasë, SHBA-së, Francës, Italisë, Japonisë dhe BM-së thanë se “pranojnë se nevojitet një financim i mjaftueshëm” për mekanizmat ndërkombëtarë, për të cilët OBSH ka shprehur shqetësim për mungesën e fondeve në dispozicion.

Të hënën, kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u shqetësua për një boshllëk financimi prej 19 miliardë dollarësh (nga 22 të nevojshme këtë vit), për të mos përmendur më shumë se 35 miliardë dollarë të nevojshëm vitin e ardhshëm për vaksinimin dhe i bëri thirrje G7 për të mbushur këtë boshllëk./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.