BRUKSEL – Hungaria vë veton ndaj deklaratës së BE-së për Hong Kongun

BRUKSEL, 5 maj /ATSH-DPA/ – Hungaria bllokoi sot planet e Bashkimit Europian për të kritikuar ndryshimet elektorale në Hong Kong.

“Ambasadori i Hungarisë vuri veton ndaj një deklarate të planifikuar të BE-së në një takim të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare”, thanë disa diplomatë.

Deklarata e planifikuar nuk qe në gjendje të botohej.

“Hungaria përfiton ndjeshëm nga investimet kineze dhe argumentoi se BE-ja nuk kishte nevojë të reagonte ndaj çdo zhvillimi në Kinë”, sqaruan diplomatët.

Ndryshimet në sistemin zgjedhor të Hong Kongut u miratuan zyrtarisht nga Komiteti i Përhershëm i Kongresit Popullor Kombëtar të Pekinit në fund të marsit.

BE e sheh masën si ulje të konsiderueshme të ndikimit të opozitës në vendimet politike, duke u dhënë njerëzve më pak zë në kapitull në përbërjen e organeve legjislative të Hong Kongut./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.