BERLIN – Merkel: Marrëveshja BE-Kinë e rëndësishme

BERLIN, 5 maj /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrojti sot marrëveshjen e investimeve të përfunduar në fund të vitit 2020 midis BE-së dhe Kinës, pavarësisht tensioneve aktuale të forta që ndërlikojnë ratifikimin e saj nga 27 shtetet anëtare.

“Pavarësisht të gjitha vështirësive, që sigurisht do të shfaqen në lidhje me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, ajo është një iniciativë shumë e rëndësishme, e cila hap reciprocitet më të madh në hyrjen në tregjet tona reciproke”, tha kancelarja gjatë një konference të organizuar nga CDU/CSU.

Komisioni Europian, që administron politikën tregtare të 27 vendeve anëtare të BE, përfundoi një marrëveshje të papritur investimesh me Pekinin në fund të vitit 2020, pas vitesh bllokimi.

Gjermania, industritë e së cilës lakmojnë tregun kinez, ishte një nga promovuesit më të flaktë të këtij teksti.

Por BE që atëherë ka vendosur sanksione ndaj Kinës, e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang.

Pekini u përgjigj duke vendosur sanksione ndaj deputetëve të ndryshëm, akademikëve dhe think tank-ut gjerman MERICS.

Të martën, zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis, tregoi se përpjekjet për të ratifikuar këtë marrëveshje nga Parlamenti Europian dhe 27 vendet anëtare të BE ishin aktualisht de facto në një ngërç./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.