Vazhdon papushim puna për transformimin e Bibliotekës së vjetër Kombëtare, në qendër bashkëkohore të librit dhe dialogut


TIRANË, 4 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Biblioteka e vjetër Kombëtare ku vazhdon papushim puna për transformimin e saj, në një qendër bashkëkohore të librit dhe dialogut.

“Një thesar i paçmueshëm pret të zbulohet para syve tuaj së shpejti”, tha Rama ndërsa ndau pamje nga punimet në Bibliotekën e vjetër Kombëtare.

Projekti parashikon restaurimin e aneksit të Bibliotekës së vjetër Kombëtare dhe një qendër të re të librit dhe dialogut.

Po ashtu, biblioteka do të ketë salla të dedikuara për letërsinë e gjuhëve të ndryshme, ambiente leximi dhe takimesh letrare. /m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.