Rinisja e mësimit në bankat e shkollës/ Kushi: Besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi tha sot se “nisja e mësimit sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar ka ecur shumë mirë”.

Kushi ka ndarë një fotoalbum nga rinisja e sotme e procesit mësimor në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, sipas skenarit të parë.

“Sot, në të gjithë vendin ka rinisur procesi mësimor sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, ku çdo gjë ka ecur sipas parashikimeve dhe duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik”, shprehet  Kushi.

Sipas saj, fatmirësisht besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet.

“Mirënjohje pa kufi për të gjithë nxënësit dhe prindërit, por sidomos për mësuesit tanë, të cilët falë sakrificës e përkushtimit të pashoq kanë treguar se janë heronj të vërtetë në një kohë kaq të vështirë”, tha ministrja Kushi.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.