Rikonstruksioni i nënstacionit Jagodinë/ Balluku: Rrit cilësinë e furnizimit me energji elektrike

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Nënstacioni elektrik 110 kV në Jagodinë, Fier i është nënshtruar një rikonstruksioni, çka do të ketë një ndikim pozitiv në rritjen e cilësisë së furnizimit me energji elektrike të abonentëve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi sot se ky investim ndikon në rritjen e cilësisë dhe shtimin e kapacitetit të transmetimit duke garantuar siguri në furnizimin me energji elektrike në rrethin e Fierit.

“Rikonstruksioni i nënstacionit Jagodinë rrit cilësinë e furnizimit me energji elektrike”, deklaroi Balluku.

Në nënstacion është punuar për vendosjen e 4 trakteve linjash, zgjerimin e sistemit të tokëzimit, mbrojtjen nga shkarkimet atmosferike, si dhe për sistemin e ndriçimit.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.