Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, hapësirë rekreative shumëfunksionale


TIRANË, 4 maj/ATSH/ Parku i Liqenit Artificial të Tiranës është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për qytetarët e Tiranës, jo vetëm për të kaluar kohën e lirë, por edhe për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive.

Investimet e bashkisë së Tiranës e kanë transformuar këtë park jo vetëm me korsitë e biçikletave, molin e varkave, por edhe duke krijuar kënde sportive dhe argëtuese, të cilat frekuentohen nga qytetarë të moshave të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me pamje nga njëri prej këndeve sportive të krijuara së fundmi në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës.

“Mirëmëngjes nga parku i liqenit të Tiranës”, tha Rama, ndërsa ndau pamje nga ky park.
Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës mbetet një nga destinacionet më të frekuentuar nga qytetarët jo vetëm në fundjavë, por në çdo ditë të vitit.
Investimet e bashkisë së Tiranës e kanë kthyer zonën në një hapësirë rekreative shumëfunksionale.
/m.m/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.